Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se në Aeroportin e PrishtinëS ‘Adem Jashari’ është dhënë një alarm për bombë.

Gazeta Express ka komunikuar edhe me zëdhënësen për media të Aeroportit, Valentina Gara.

Ajo nuk ka dhënë sqarime, por ka treguar se është rrugës për në Aeroportin e Prishtinës.

Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm deri në momentin e publikimit të lajmit.

Ndryshe, në Aeroportin e Prishtinës, janë parë policë të shumtë të cilët kanë dalë në vendngjarje.