Policia e Kosovës ka vazhduar me një aksion duke arrestuar shtatë persona të kërkuar nga gjykatat, të cilët disa ishin të dyshuar dhe disa autor të veprave penale.

Sipas njoftimin të Policisë është arrestuar një person në Obiliq, i cili ishte në arrati deri sot. Ai ishte i kërkuar për veprën penale “sulm seksual”, dhe ishte dënuar me pesë vite burgim.

“Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia stacionit policor të Obiliqit ndërmori sot, arriti të arrestoj një person të kërkuar; i cili deri më sot ishte në arrati. Gjykata Themelore në Prishtinë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me pesë vite burgim, për veprën penale ” Sulm Sksual”. I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit”.

Rasti tjetër është në Prishtinë, teksa i dyshuari ishte në kërkim dhe kishte urdhërresë të dënimit prej 20 ditësh. Pas kapjes dhe arrestimit të tij nga Policia e Kosovës i dyshuari ëshë paraqitur para gjykatës për procedura të mëtutjeshme.

“​Pjesë e këtij operacioni ka qenë edhe arrestimi i një të dyshuarit tjetër për të cilin ekzistonte urdhëresa e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për vuajtjen e dënimit prej 20 ditësh. Të njëjtin pas arrestimit policia ka paraqitur para gjykatës kompetente për tu proceduar më tej”.

Ndërsa sot janë kryer edhe tri arrestime ndaj tre personave të cilët ishin në kërkim, duke vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

“Ndërkohë që arrestime të natyrës së tillë me urdhëresë gjykate, sot janë kryer edhe nga tri stacionet policore të kryeqendrës me c’rast në tri raste të ndara tre persona janë arrestuar dhe të njëtit janë paraqittur para gjykatës kompetente për tu proceduar më tej në përmbushje të dënimit”.

Policia e Kosovës gjithashtu ka arrestuar edhe dy persona në Obiliq të kërkuar për vjedhje, të cilët janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh me vendim të prokurorit.

“Së këndejmi një hetim tjetër i zhvilluar nga ana e hetuesve të stacionit policor në Obiliq, sot ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar pë disa raste të vjedhjeve të cilët pas arrestimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh”