Kryetari i Mitrovicës së Jugut, zotëri Agim Bahtiri në një pronincim dhënë për portalin kallxo.com ka bër deklarata të pa kontrolluara sot ndaj komunës së Dragashit.

Ditën e djeshme portali kallxo.com kishte raportuar për blerjën e Maskave mbrojtëse një copë 10 euro nga komuna e Mitrovicës ndërsa komuna e Dragashit po të njëjtin produkt e kishte paguar për copë 3.8euro.
Komuna e Mitrovicës së Jugut duke tentuar të arsyetojë blerjen e maskave me një çmim prej 10 euro e kanë mashtruar opinionin duke thënë se maskat janë të prodhuara në Amerikë.

Me të insistuar nga gazetaria e portalit kallxo.com për detajet në lidhje me këtë skandal nga komuna e Mitrovicës kryetari i saj kishte drejtuar akuza dhe shpifje të pa nevojshme drejt komunës së Dragashit.

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka shkuar aqë largë sa që kishte thënë se Dragashi nuk mund të quhet as edhe komunë sipas tij.

“Të Dragashit nuk janë maskat e tilla, ti i ke barazu. Krejt çka ka unë jam ma i liri në krejt komunat. Ne i kemi kërku të gjithë operatorëve dhe e kemi marrë çmimin më të lirë. Nëse gjen qesi maske në treg nën 15 euro, unë jap dorëheqje sot. Nuk mundet me u barazu një maskë 3.5 euro, është absurde. Merre maskën e Dragashit edhe tonën, se nuk po e si çka ka shkru ai. Lloji është ndryshe, prodhimi është ndryshe, merre kqyre”, ka deklaruar Bahtiri për KALLXO.com.

Madje Bahtiri ka thënë se Komuna e Mitrovicës nuk bën të barazohet me Dragashin, pasi ajo as komunë nuk mund të quhet.“Mos e barazo Komunën e Mitrovicës me Komunën e Dragashit. S’di çka na ke marrë me atë komunë, që as Komunë nuk është”, ka përfunduar ai.

Televizioni Opoja ju sjell rrëfimin nga portali Kallxo.com rreth historisë së këtij skandali se si maskat e Agim Bahtirit po dalin me të shtrejta se ato të komunës së Dragashit duke aluduar vetë ai se maskat mbrojtëse të Mitrovicës janë origjinale.