Kryetari i Degës së LDK-së, Qamil Kolloni, sot ka folur për krijimin e një marrëveshje politike në mes pesë subjekteve politike në Dragash.

Ai për Tv Opojën ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash, Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Sharr, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Sharr, partia VAKAT dhe ajo e JGP-së do të bashkëqeverisin në një mandat 4 vjeçar me komunën e Dragashit.

Ende nuk dihet nëse ka një marrëveshje politike mes ketyre dy subjekteve politike në Dragash, apo vetëm mes LDK-së dhe asambleistit Agron Gashi.

Kujtojmë që para disa ditëve Dega e AAK-së në Dragash, ka shkarkuar gjitha funkisonet asambleistin Agron Gashi ka për ketë kemi raportuar edhe ne.

Me poshtë ju sjellim vendimin e shkarkimit të Agron Gashit nga të gjitha funksionet në degën e AAK-së në Dragash.