Në projektin disa vjeçar i cili është duke u punuar gradualisht në shkollën “ULINA” në fshatin Kosavë të komunës së Dragashit edhe këtë vit do të vazhdojnë punimet në ndërtimin e këtij objekti, këtë e ka konfirmuar për redaksinë e televizionit Opoja drejtori i arsimit në Dragash zotëri Vloran Cenaj.
Për këtë projekt kuvendi komunal në Dragash kishte bërë përzgjedhjen e grupit të operatorëve me ofertën me të lirë në treg.
Ofërtuesi më i lirë nga ata katër sa ishin paraqitur në këtë tender është përzgjedh grupi i operatorëve ekonomikë:MEGRANT ING Sh.P.K, GRANIT S.HYSENI B.I si dhe RISAMONT SH.P.K e ku të cilët me datë 27 Mars 2020 ishin njoftuar edhe zyrtarisht për marrjen e kësaj kontrate nga Kuvendi Komunal në Dragash.
Në këtë projekt sipas kontratës së dhënë për grupin e operatorëve ekonomik janë paraparë të punohet në arkitekturën e shkollës, ujësjellësin, kubëzimin si dhe instalimi elektrikë.
Në dokumentin e siguruar nga redaksia e televizionit Opoja kemi parë se ky projekt komunës së Dragashit do i kushtojë 31.336,30 euro e ku sipas tyre dhënia e kontratës është e përkohshme dhe nuk përbën ndonjë marrëveshje kontraktuale deri në skadim të saj.