Sot për vizitë në komunën e Dragashit ishte Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Redžepi e cila u prit nga kryetari i komunës z. Shaban Shabani njofton televizioni Opoja.
Në këtë takim kryetari Shaban Shabani dhe ministrja Emilia Redzepi diskutua për situatën e fundit e krijuar nga coronavirusi.
Kryetari Shabani e njoftoi ministren me gjendjen momentale dhe sfidat e krijuara nga kjo situatë në komunën e Dragashit duke theksuar se gjendja është e qetë dhe stabile.
Për fat të mirë deri sot komuna e Dragashit nuk ka persona të dyshuar dhe të konfirmuar të prekur nga coronavirusi dhe ne si institucione komunale kemi përmbushur në tërësi rekomandimet e nivelit qendror dhe bashkarisht me të gjithë popullatën e komunës së Dragashit jemi të përkushtuar që ta tejkalojmë këtë situatë me kujdes të shtuar.
Edhe ministrja Emilia Redzepi shprehu gatishmërinë për të ndihmuar institucionet dhe banorët me qëllim të ofrimit të përkrahjes dhe mbështetjes së nevojshme për institucionet dhe banorët e kësaj komune në rast të paraqitjes së nevojave.