Komuna e Dragashit vazhdon me dezinfektimin në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit

AktualitetArsimLajme nga Opoja5 vite më parë125 shikime

Sot, 15 Mars 2020, Drejtoria e Arsimit ka ndërmarrë masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha hapësirat shkollore sipas udhëzimeve, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike, si dhe të furnizohen mjaftueshëm me
dezinfektues të duarve dhe mjeteve tjera të nevojshme higjienike në shkollat në komunën e Dragashit duke i ndërmarrë të gjitha masat parandaluese për të siguruar një ambient të shëndetshëm për mësimdhënës dhe nxënësit.

Kështu ka filluar të bëhet dezinfektim i gjitha shkollave, përfshirë zyrat, kabinetet, sallat e mësimit, hollet dhe në përgjithësi ambientiet e shkollave, që ka për qëllim përforcimin higjieniko-sanitar.
Gjatë ditës së nesërme vazhdon dezinfektimi i objekteve të administratës shkollës “Ruzhdi Berisha” dhe F”etah Sylejmani” në Dragash për të vazhduar sërish ditën e mërkurë me objektet shkollore.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...