Infermieri nga Opoja, Fitim Karimani në një letër drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti ia ka kujtuar se sa i vështirë është misioni i mjekëve në situata emergjente sikurse tash për parandalimin e koronavirusit.
Karimani në letrën dërguar Periskopit ka treguar për punën e tij në një pikë kufitare, duke vënë në pah rrezikun që i kanoset duke kontrolluar të tjerët. Ai thekson se nuk i kanë as kushtet elementare për punë.
Infermieri ia përmend Kurtit rehatinë që mund ta ketë si kryeministër pranë familjes së tij, ndërkohë ia kujton edhe ligjin për paga dhe meritat e doktorëve që të kenë të ardhura më të larta.
Ja letra e plotë:
Ti kryeministër !!!
Është ora 2.35 e natës që po të shkruaj, është orë ku ju jeni në pikë të gjumit bashk me familjën tuaj , ndersa unë në pikën kufitare , duke u kujdes që për juve dhe qytetarët tjer të Kosovës sonë të dashur , që ti parandalojm dhe identifikojm njerzit me simptoma të coronavirusit.
Jamë krenar si infermier bashkë me gjithë kolegët tjer shëndetësor që bëjm një punë të tillë , ama kryeministër është dita e 4 që mbaj të njëjtën mask të thjesht kirurgjike ne fytyrën time , ndoshta … nga corinavirusi më ka mbrojt ??? Ama hiq e vën të njejtën maskë kushedi sa bakterje tjera kan hy në organizmin timë. A je mendu e a ke mar masa për këtë ?
A je kujtu kryeministër kur ke formu këshillin kombëtar a qa ishte për coronavirus ku shumë pakë ose aspak profesionist shëndrtesor ke fut në at këshill, qa të duhët aty kryeministër Avdullahu e Hakiu e disa tjerë… ???
A je kujtu kryeminister kur në komision parlamentar, dhe sot në parlament ke ligjin e projektbuxhetit, ku nuk e ke parapar shumën buxhetore në rastë se gjykata e shpall në përputhëshmeri ligjin e pagave ???
E ne kryeminister me atë pagë simbolike duhët të kujdesimi për qytetarët tanë, e ju e disa të tjerë që merrni paga 4 apo 5 shifrore fleni të qet.
Kryeminister të përgëzoj për disa masa që.keni mar si qeveri për parandalimin e keti virusi, po si kryeministër për ne puntorët shëndetësor nuk ka masa të tilla lehtësuese .
Kryeministër ti sotë në mengjës zgjohësh nën ngohtësin e familjës dhe vajzës suaj duke e puth e perqafu, ndersa unë nuk mund ta bëj një gjë të tillë sepse tanë natën isha në kufi e friga për infektimi më ka largu edhe nga fëmija e shoqëria, e aq më keq që unë kthehëm në mëngjes , e bashkshortja ime nisët për në punë në misonin fisnik për ti dal në ndihmë qdo pacienti.
Kryeministër është koha e fundit , jo për shkak të situatës po për hirë te meritave dhe kontibutit të mantilbardhëve , tu plotësoah kërkesat e tyre ( zatën i pate premtu edhe në fushat )
Nuk po kërkojm lëmosh , po kërkojm atë që na takon e që e meritojmë – pagë të dinjëtetëshme.
Prandaj kryeministër fli i qet e zgjohu në paqë.
Por ama reflekto….
Me respekt
Infermieri Fitim Karimani