Sot në Dragash u marshua nën moton “Familje pa dhunë, shoqëri e shëndoshë”, marsh ky i organizuar nga Mekanizmi komunal kundër dhunës në familje.

Pjesmarres ishin strukturat udhëheqëse të komunës, e drejtorët e drejtorive, poashtu zyrtar tjerë të institucioneve të ndryshme nga komuna jonë e ajo e Prizrenit. Si mesimdhënës, nxënës e edhe qytetar që iu bashkuan këtij marshi.

Vlen të përmendet se pjes e këtij marshi ishin edhe komandanti i policis me stafin policor të cilet e përcollen këtë aktivitet, e njëherit janë edhe akteri numër një në mbarvajtjen e kësaj dukurie.

Me këtë organizim ky mekanizem u permbylli fushatan “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në familje”,nga data 25 nëntor e deri me sot pati edhe organizime tjera nka ky mekanizëm siq jan ligjeratat nepër shkollat e komunës sonë duke perfshirë edhe disa shkolla të komunitetit goran.

©TVOPOJA