
Në Shkollën e Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash, me pëlqimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, është mbajtur një prezantim informues me temë “Prezantim informues për shëndetin e gruas”, i realizuar nga ekipi mjekësor i Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë.
Në këtë aktivitet edukativ morën pjesë nxënëset e dy klasave maturante të drejtimeve shëndetësore — përkatësisht klasat 12/7 (Bashkëpunëtor profesional i infermierisë) dhe 12/8 (Teknik i farmacisë) — të cilat patën mundësinë të informohen dhe të thellojnë njohuritë e tyre mbi rëndësinë e kujdesit dhe mbrojtjes së shëndetit të gruas.
Nga drejtoria e shkollës u shpreh mirënjohje e lartë për ekipin mjekësor për kontributin, përgatitjen profesionale dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij aktiviteti të dobishëm për nxënëset e drejtimeve mjekësore.
©TVOPOJA