Kryetari Xheladini pret në takim përfaqësuesin e UNDP-së

Politik3 hours ago12 shikime

Sot në Komunën e Dragashit, Kryetari Bexhet Xheladini, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit të tij, ka pritur në një takim zyrtar Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së në Kosovë, z. Nuno Queirós. Takimi u fokusua në thellimin e bashkëpunimit mes institucionit lokal dhe organizatës ndërkombëtare, me synim përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

Gjatë këtij takimi, kreu i komunës prezantoi prioritetet dhe nevojat e Dragashit për mbështetje në projekte me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua fushave strategjike si zhvillimi ekonomik lokal, përkrahja e bizneseve dhe prodhuesve vendorë, si dhe fuqizimi i shoqërisë civile, me theks te të rinjtë dhe gratë. Po ashtu, u diskutua për mundësitë e zhvillimit të turizmit, mbrojtjes së mjedisit, si dhe për investime në sektorët e arsimit dhe infrastrukturës.

Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të organizatës, Kryetari Xheladini e ftoi z. Queirós që të jetë pjesë e panairit tradicional të produkteve vendore “EXPO SHARRI 2026”, i cili do të mbahet më 9 tetor në Dragash. Përmes kësaj ftese synohet që përfaqësuesi i UNDP-së të njihet nga afër me punën, produktet dhe potencialin e vërtetë të prodhuesve lokalë.

Për të siguruar që ky diskutim të kthehet në nisma konkrete zhvillimore, në përmbyllje të takimit, Kryetari Xheladini propozoi formimin e një grupi punues komunal. Ky trup do të shërbejë për të koordinuar vazhdimësinë e takimeve dhe bashkëpunimit me zyrtarët e UNDP-së.

Grupi punues i caktuar përbëhet nga:

  • Arijeta Skeraj – person kontaktues

  • Vetim Ramadani

  • Fejsal Haliloviq

  • Qamil Kolloni

  • Zeni Krasniqi

  • Liridona Piraj

  • Enes Gorani

  • Uzair Hamza

Krijimi i këtij mekanizmi pritet të hapë perspektiva të reja për tërheqjen e investimeve dhe jetësimin e projekteve lokale në shërbim të qytetarëve të Komunës së Dragashit.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...