Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për mbështetjen e Qendrës së Strehimit në Rajonin e Prizrenit

Aktualitet3 hours ago142 shikime

Me ftesë dhe në organizimin e Ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, z. Gerard McGurk, kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të Rajonit të Prizrenit dhe Qendrës për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Rajonin e Prizrenit.

Ky memorandum synon sigurimin e mbështetjes së qëndrueshme financiare për funksionimin e rregullt të qendrës, me qëllim ofrimin e vazhdueshëm të shërbimeve të strehimit dhe mbrojtjes për viktimat e dhunës në familje dhe fëmijët e tyre.

Kryetari Xheladini e cilësoi këtë nismë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mekanizmave institucionalë për mbrojtjen dhe përkrahjen e kategorive më të ndjeshme të shoqërisë sonë.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...