Shoqata “Liqeni i Breznës” publikon agjendën e Ditës së Mërgatës

Kulturë & ArtSportiShpallje & Njoftime1 month ago182 shikime

Shoqata “Liqeni i Breznës” ka njoftuar se më 2 gusht do të organizohet manifestimi tradicional Dita e Mërgatës, një festë e madhe kulturore dhe artistike që mbledh bashkëvendësit, mërgimtarët dhe miqtë e Breznës.

Programi i pasur i kësaj dite do të përfshijë këngë, valle dhe aktivitete kulturore gjatë gjithë ditës, duke e kthyer Breznën në një qendër të gjallë të kulturës dhe argëtimit.

Në kuadër të manifestimit do të zhvillohet Turniri i Futbollit, ku ekipet mund të paraqiten te Armend Krasniqi. 🏃 Po ashtu, do të mbahen Garat e Atletikës, me paraqitjen e pjesëmarrësve te Munib Lecaj dhe Faton Krasniqi.

Shoqata ka bërë thirrje që të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në këto aktivitete sportive të lajmërohen me mesazh (Messenger) te personat përgjegjës.

Organizatorët ftojnë të gjithë bashkëvendësit dhe mërgimtarët që të bëhen pjesë e kësaj feste, duke kontribuar në një atmosferë sa më të bukur për vendlindjen.

© TV Opoja

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...