
Me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve, Kryetari i Komunës së Dragashit, Dr. Bexhet Xheladini, ka përcjellë një urim të veçantë për komunitetin goran, duke u mbështetur në frymën e urtësisë së shprehjes popullore: “Ku do që të jesh, për Shëngjergj në shtëpi të jesh.”
Në mesazhin e tij, Kryetari Xheladini theksoi se kjo festë nuk shënon vetëm ndërrimin e stinëve dhe ardhjen e pranverës, por është edhe një simbol i lidhjes së fortë të komunitetit goran me vendlindjen, dashurinë për njëri-tjetrin dhe përkushtimin për ruajtjen e gjuhës, traditave dhe pasurisë kulturore ndër breza.
Ai uroi që kjo periudhë festive, e cila nis më 5 maj dhe zgjat për disa ditë, të shërbejë si një mundësi për afrim, harmoni dhe miqësi mes banorëve të rajonit të Gorës dhe gjithë pjesëtarëve të komunitetit goran në Kosovë e diasporë.
Në fund, Kryetari Xheladini u shpreh: “Ju uroj që këtë festë dhe çdo festë tjetër ta kremtoni gjithmonë me dinjitet, si qytetarë të barabartë dhe të respektuar të Komunës së Dragashit.”
©TVOPOJA