Aktivitete për Ditën e Dëshmorëve në Dragash, më 5 maj

Shpallje & Njoftime2 hours ago4 shikime

Komuna e Dragashit, në bashkëpunim me OVL të UÇK-së, do të organizojë aktivitete të ndryshme për shënimin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, aktivitetet do të zhvillohen nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z. Bexhet Xheladini, dhe OVL të UÇK-së.

Programi nis më 5 maj 2026 (e martë) në ora 10:00, me Akademinë Solemne që do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal në Dragash. Në këtë akademi do të ketë fjalime nga Kryetari i Komunës, përfaqësues të OVL të UÇK-së, komunitetit joshumicë dhe familjeve të dëshmorëve.

Në ora 10:30 do të zhvillohen homazhe te Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, si dhe pranë varrezave të dëshmorëve në Dragash dhe Buçe.

Këto aktivitete synojnë të nderojnë sakrificën e dëshmorëve dhe të ruajnë kujtesën historike për brezat e ardhshëm.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...