Themelohet Grupi Joformal i Grave Asambleiste në Kuvendin e Komunës së Dragashit

Institucione8 orë më parë18 shikime

Dje, në një takim të organizuar me mbështetjen e OSBE-së, u themelua Grupi Joformal i Grave Asambleiste në Kuvendin e Komunës së Dragashit. Ky hap përfaqëson një nismë të rëndësishme drejt fuqizimit të rolit të grave në vendimmarrjen lokale.

Në takim morën pjesë, përveç asambleisteve të Kuvendit, edhe:

• Zyrtarja për Barazi Gjinore, Lindita Kozmaqi Piraj
• Drejtoreshat komunale, Liridona Misinaj dhe Raisa Shabani
• Shefja e Kabinetit të Kryetarit të Komunës, Arijeta Skeraj

Gjatë takimit u zgjodhën edhe strukturat drejtuese të grupit:
• Kryetare: Asambleistja nga radhët e LDK-së, Xhylferie Bahtijari Beqiri, e njohur për angazhimin dhe kontributin e saj të çmuar në iniciativat e grupit.
• Nënkryetare: Asambleistja nga radhët e LVV-së, Afrore Vejseli.

Në diskutim u vlerësua edhe puna e kryetares së deritashme, Suada Bajrami, e cila e udhëhoqi grupin për dy mandate, duke dhënë një kontribut të madh në fuqizimin e grave në vendimmarrje.

Grupi i Grave Asambleiste shprehu mirënjohje ndaj kryetarit të Komunës, Dr. Bexhet Xheladini, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj iniciativave dhe aktiviteteve të tyre.
Ky themelim është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë dhe forcimit të barazisë gjinore në Dragash.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...