Tragjedia në Austri, Kryeministri Kurti për ngushëllime në familjen e Asllan Musliut

Aktualitet8 orë më parë0.9K shikime

Gjatë ditës së djeshme, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në të pamen për Asllan Musliun, bashkëvendasin tonë nga fshati Zaplluxhe dhe veteranin e UÇK-së, i cili humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në Vjenë të Austrisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në distriktin Alsergrund, ku gjatë punimeve ndërtimore një pjesë e konstruksionit u shemb, duke lënë katër persona të vdekur, mes tyre edhe Musliu, si dhe një tjetër të lënduar.

Kryeministri Kurti shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjen Musliu, miqtë dhe shokët e të ndjerit, duke theksuar se humbja e tij është një plagë e rëndë për familjen dhe për gjithë shoqërinë.

I ndjeri Asllan Musliu do të kujtohet gjithmonë si një njeri i hareshëm, me humor të mirë dhe një të qeshur të paharrueshme, që la gjurmë të forta në shoqëri dhe në rrugëtimin e tij si student, luftëtar dhe emigrant.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...