AVOKO sjell dy projekte për promovimin e kulturës dhe traditës

Kulturë & ArtNatyrë & TurizëmKronikaShoqata1 muaj më parë195 shikime

Në Qendrën Rinore AVOKO u prezantuan dy projekte të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të Komunës së Dragashit, të financuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të realizuara nga AVOKO.

Sot, në Qendrën Rinore AVOKO, u prezantuan dy projekte shumë të rëndësishme, të lidhura me trashëgiminë kulturore të komunës sonë. Në këtë aktivitet morën pjesë drejtues nga Komuna e Dragashit, drejtori i shkollës së mesme në Dragash, profesorë, si dhe vullnetarë të OJQ-së AVOKO.

Projektet e prezantuara janë të financuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe të realizuara nga AVOKO. Në fillim u prezantua dhe u lansua për herë të parë platforma “Zbulo Dragashin”, një platformë online e dedikuar për promovimin e bukurive natyrore, pasurisë kulturore dhe traditës së trashëguar të kësaj komune. Për këtë platformë, të pranishmit u informuan më shumë nga autori i saj, Arber Halimi.

Më pas, u prezantua dokumentari mbi trashëgiminë kulturore të Komunës së Dragashit, nga Rrahim Sylejmani, si pjesë e Televizionit Opoja qe e realizuan këtë dokumentar, në bashkëpunim me AVOKO.

Pas këtyre prezantimeve, të pranishmit vlerësuan lartë punën e AVOKO-s, e cila si gjithmonë kontribuon në informimin dhe promovimin e komunës sonë përmes projekteve të tilla. Po ashtu, pati edhe sugjerime të ndryshme për vazhdimësinë e këtyre projekteve.

Për të ndjekur dokumentarin e plotë, klikoni në këtë lidhje: https://www.youtube.com/watch?v=fKET_fY0aLE
Për të vizituar platformën online, klikoni këtu: https://zbulodragashin.org/

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...