Vizita e Kryeimamit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Dragash

Institucione1 muaj më parë406 shikime

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së bashku me bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Fatmir ef. Iljazi, ka vizituar më 24 dhjetor 2025 Këshillin e Bashkësisë Islame në Dragash, ku është takuar me efendilerët e komunës.

Takimi u vlerësua si i frytshëm dhe produktiv, ku Kryeimami përgëzoi imamët për angazhimin e tyre dhe dha këshilla të vlefshme për jetën fetare në Kosovë, duke theksuar veçanërisht përgatitjet dhe rëndësinë e Ramazanit 2026.

Ky takim shërbeu si një mundësi e rëndësishme për shkëmbim mendimesh, koordinim institucional dhe forcim të bashkëpunimit, në funksion të avancimit të jetës fetare dhe shërbimit ndaj besimtarëve të komunës së Dragashit.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...