Fillon legjislatura e re në Dragash: Kuvendi mblidhet më 11 dhjetor

PolitikInstitucione3 ditë më parë387 shikime

Fotografi nga betimi i Kryetarit në vitin 2021

Komuna e Dragashit ka njoftuar se më 11 dhjetor 2025, në orën 13:00, do të mbahet mbledhja e parë inauguruese e Kuvendit të Komunës për legjislaturën e re. Mbledhja do të zhvillohet në sallën e Kuvendit, ku anëtarët e rinj do të bëjnë betimin dhe do të nënshkruajnë deklaratën solemne për marrjen e detyrës.

Sipas rendit të ditës së propozuar, ceremonia nis me nënshkrimin e anëtarëve dhe pjesëmarrësve, pasuar nga intonimi i Himnit të Flamurit dhe një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve të rënë për liri. Më pas, anëtari më i vjetër i Kuvendit do të mbajë fjalën hyrëse dhe do të kryesojë seancën deri në përfundim të procesit të betimit të anëtarëve dhe Kryetarit të Komunës.

Pas dhënies së betimit, Kryetari i Komunës do të mbajë fjalën e tij përshëndetëse, ndërsa seanca pritet të përmbyllet rreth orës 14:15.

Në fund të ceremonisë, në mënyrë të organizuar, anëtarët e Kuvendit dhe të pranishmit do të bëjnë homazhe tek shtatorja e Adem Jasharit dhe tek varrezat e dëshmorëve në Dragash.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...