Komuna e Dragashit shënoi 28 Nëntorin me akademi solemne dhe homazhe

Kronika6 ditë më parë77 shikime

Sot, më 28 Nëntor, dita më e rëndësishme për popullin shqiptar, Komuna e Dragashit e nisi festën me një akademi solemne të mbajtur në sallën e Asamblesë Komunale, ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh dhe përfaqësues institucionesh.

Në fjalën e tij, kryetari i komunës uroi për këtë ditë të shënuar, duke kujtuar vlerën historike që mbart me vete 28 Nëntori dhe duke përkujtuar të rënët për liri. Urime për festën u dhanë edhe nga përfaqësuesi i komunitetit, z. Uzair Hamza, si dhe përfaqësues të OVL të UÇK-së.

Pas akademisë, aktivitetet vazhduan me homazhe te shtatorja e Adem Jasharit dhe në Varrezat e Dëshmorëve në Dragash, për të vijuar më pas në Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Buçe, ku u bashkuan edhe familjarë të dëshmorëve.

Manifestimi u përmbyll me homazhe te shtatorja e dëshmorit turk Husein Kutlu, i cili ra dëshmor gjatë procesit të demolimit të minave në Dragash.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...