Komuna e Dragashit me aktivitet sensibilizues kundër dhunës në familje

Aktualitet1 javë më parë284 shikime

Në kuadër të fushatës ndërkombëtare kundër dhunës në familje, Komuna e Dragashit, përmes Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje dhe Zyrës së Kryetarit, organizoi një aktivitet sensibilizues me moton: “Familje pa dhunë, shoqëri e shëndoshë”.

Para objektit të komunës u mblodhën përfaqësues të institucioneve lokale dhe shoqërisë civile, të cilët shprehën mbështetjen e tyre në luftën kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Komuna e Dragashit theksoi se dënon çdo formë dhune dhe rikujtoi se askush nuk duhet të heshtë përballë saj. Zyra komunale dhe mekanizmat profesionalë mbeten të hapura për çdo person që ka nevojë për mbështetje, këshillim apo mbrojtje.

Ky aktivitet përcolli mesazhin e qartë se vetëm së bashku mund të ndërtohet një komunitet i sigurt dhe i barabartë për të gjithë.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...