R E A G I M

Me anë të këtij reagimi, ne Grupi Parlamentar i PDK-së Komuna e Dragashit, shprehim indinjatën e thellë për incidentitn që ndodhi ditë më parë, ku u sulmua fizikisht kryesuesi i Kuvendit Komunal në Dragash z. Betim Merdi nga një qytetar.
Grupi Parlamentar i PDK-së në Dragash dënon ashpër sulmin fizik ndaj Kryesusit të Kuvendit duke konsideruar të njëjtin si sulm ndaj Institucioneve Shtetërore.
Së pari, ky fakt na shqehtëson shumë, pasi që anëtarët e kuvendit ndjejnë pasiguri për të kryer punët e angazhimet e veta dhe së dyti, jemi të detyruar të reagojmë sepse na shqehtëson fakti i mos reagimit të PDK-së, dega në Dragash dhe institucioneve lokale. Rikujtojmë se ky është sulmi i dytë fizik ndaj përfaqësuesve të PDK-së në Institucione.
Lidhur me sulmin e shëmtuar ndaj kryesuesit tonë, kërkojmë nga organet e rendit, që sa më parë ta zbardhin rastin dhe akteret e këtij akti të shëmtuar të dalin para drejtësisë, duke marrë dënimin e merituar.
Konsiderojmë së ky akt i dhunimit të institucionit tonë, nuk ishte i drejtuar vetëm kundër Kryesusit të Kuvendit, por kundër të gjithë përfaqësuesve, stafit administrativ e politik dhe qytetarëve të Komunës së Dragasshit.
Në fund, ia bëjmë me dije opinionit të gjerë publik së ne, Grupi Parlamentar i PDK-së në Dragash i japim mbështetjen dhe përkrahjen tonë të parezervë Kryesuesit dr. Betim Merdi për punën dhe përkushtimin e tij në drejtimin e Kuvendit Komunal.

Sinqerisht,
Grupi parlamentar i PDK-së, Komuna Dragash.