Nënshkruhet marrëveshja për organizimin e Panairit “EXPO SHARRI 2025”

Biznese2 muaj më parë284 shikime

Sot u nënshkrua marrëveshja mes Kryetarit të Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, dhe Kryetarit të Shoqatës së Afaristëve “SHARRI”, z. Burim Piraj, për organizimin e Panairit të Produkteve Lokale – EXPO SHARRI 2025.

Ky panair do të mbledhë së bashku prodhuesit vendorë, artizanët dhe bizneset lokale, duke promovuar punën e tyre dhe duke e shndërruar Sharri-n në një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik e kulturor.

Në takim u theksua rëndësia e kësaj ngjarjeje tashmë tradicionale, e cila ofron një platformë të vlefshme për bashkëpunim, inovacion dhe hapje të tregjeve të reja për prodhuesit lokalë. Përveç kësaj, synohet edhe promovimi i trashëgimisë kulturore, potencialeve turistike dhe zhvillimit të bujqësisë në komunë.

Detajet për datën e mbajtjes dhe mënyrën e pjesëmarrjes do të bëhen publike së shpejti. Komuna e Dragashit fton të gjithë ndërmarrësit dhe bizneset lokale që të shprehin interesimin për pjesëmarrje në EXPO SHARRI 2025, si një mundësi e shkëlqyer për promovimin dhe plasimin e produkteve vendore në tregun lokal dhe më gjerë.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...