
Njoftim zyrtar – Organizohen dy manifestime tradicionale në kuadër të “Ditëve të Mërgatës 2025”
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Dragashit njofton qytetarët se në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Mërgatës 2025”, do të organizohen dy ngjarje kulturore të veçanta në fshatrat Brezne dhe Bellobrad.
Më 3 gusht 2025 (e diel), aktivitete të ndryshme kulturore e rinore do të mbahen gjatë gjithë ditës në fshatin Brezne, duke filluar që nga ora 09:00 në mëngjes.
Më 4 gusht 2025 (e hënë), manifestimi do të zhvendoset në stadiumin e fshatit Bellobrad, ku programi festiv do të fillojë nga ora 20:00.
Të dy këto aktivitete zhvillohen nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z. Bexhet Xheladini, dhe organizohen në bashkëpunim me OJQ-të lokale që veprojnë në fushën e kulturës dhe rinisë.
Agjenda e plotë dhe detajet për secilën ditë janë tashmë të publikuara në faqen zyrtare të Komunës së Dragashit.