
Njoftim nga OVL e UÇK-së – Dega Dragash
Të nderuar bashkëluftëtarë, qytetarë të komunës së Dragashit dhe mbështetës të lirisë,
Ju njoftojmë se më 07 gusht 2025 (e enjte), me fillim nga ora 17:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të organizohet një protestë madhështore kundër padrejtësisë që po i bëhet çlirimtarëve tanë.
Kjo protestë është thirrur për të mbrojtur dinjitetin e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për të ngritur zërin tonë kundër çdo përpjekjeje për ta njollosur sakrificën dhe gjakun e derdhur për liri.
Organizimi nga Dragashi:
Për të lehtësuar pjesëmarrjen, janë organizuar dy autobusë falas, të cilët do të nisen njëkohësisht në ora 14:00:
Njëri nga Zaplluxha
Tjetri nga qendra e Dragashit
Të dy autobusët do të udhëtojnë së bashku drejt Prishtinës.
Ftojmë të gjithë qytetarët, bashkëluftëtarët dhe të rinjtë që ta marrin pjesën e tyre në këtë protestë të drejtë dhe dinjitoze.
Liria e fituar me gjak duhet të mbrohet me zë dhe qëndresë!
LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!
Me respekt,
OVL e UÇK-së – Dega Dragash