
Me vendim të kryesueses së Kuvendit Komunal të Dragashit, znj. Arjeta Skeraj, është caktuar mbajtja e mbledhjes së shtatë të rregullt për vitin 2025. Seanca do të mbahet më 29 korrik 2025, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Dragashit.
Në rend dite janë përfshirë këto pika kyçe:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
Raporti i Auditorit të Jashtëm,
Plani i Veprimit të Auditorit të Jashtëm,
Raporti financiar i shpenzimeve për periudhën janar – qershor 2025,
Informata lidhur me punën e KKSB-së për periudhën janar – qershor 2025,
Rishqyrtimi i vendimit për miratimin e listës rezervë për emërtimin e rrugëve, shesheve në territorin e Komunës së Dragashit,
Shqyrtimi i kërkesës së z. Burim Piraj, për ndërrimin e destinimit të tokës,
Çështje të ndryshme (Të ndryshme / Eventuale).
Televizioni Opoja do të raportojë për zhvillimet e kësaj seance dhe vendimet që do të merren nga përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve.