Filloi Paraqitja për Testin e Maturës – Ja si të Aplikoni!

Arsim6 muaj më parë375 shikime

Profesori i shkollës së mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash, z. Asri Qusaj, ka ndarë me maturantët një njoftim të detajuar dhe shumë të dobishëm lidhur me procesin e paraqitjes së testit të maturës shtetërore për vitin 2025. Ai ka sqaruar qartë hapat që duhet ndjekur përmes platformës elektronike eKosova, duke i udhëzuar nxënësit në çdo detaj të aplikimit.
Paraqitja e testit të maturës.
Të dashur maturantë,
Paraqitja e testit të maturës ka filluar që sot, e do të zgjasë deri me datë 10 qershor. Andaj, ju inkurajoj që mos ta merrni me nguti këtë punë, në mënyrë që të evitoni çdo gabim të mundshëm gjatë aplikimit.
Në rast nevoje për asistencë, ju lutem drejtohuni në shkollë, e posaqerishtë tek unë.
Po e ndaj me ju mënyrën se si duhet të paraqisni testin e maturës:
1. Hapeni llogarinë tuaj personale në platformën eKosova;
2. Shkoni dhe klikoni fushën “𝐒𝐡ë𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐭”;
3. Pasi keni zgjedhur “Shërbimet” gjeni fushën “𝐀𝐫𝐬𝐢𝐦𝐢” duke klikuar në të.
4. Pasi shfaqet faqja e rradhës, klikoni në “𝐀𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨 𝐩ë𝐫 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐭ë 𝐩𝐫𝐨𝐯𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐦𝐚𝐭𝐮𝐫ë𝐬”;
5. Pasi të hapet faqja e re, plotësoni fushat:
𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚: duhet zgjedhur komuna ku keni kryer shkollimin tuaj (p.sh. Dragash);
𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚: duhet zgjedhur shkolla ku keni kryer shkollimin tuaj (“Ruzhdi Berisha”)
𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢: zgjedh drejtimin e shkollimit tuaj(p.sh. Shkencat e Natyrës)
𝐋ë𝐧𝐝𝐚 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐨𝐫𝐞: duhet zgjedhur 1 nga 12 lëndët që gjenden në listën rënëse (p.sh. Fizikë)
𝐏𝐚𝐫𝐚𝐥𝐞𝐥𝐣𝐚: paralelja e juaj që keni qenë nxënës (p.sh. 12/2)
𝐍𝐮𝐦𝐫𝐢 𝐧ë 𝐝𝐢𝐭𝐚𝐫: numri i juaj i ditarit (p.sh. 7)
Viti i diplomimit: Në fushën “viti i diplomimit”, shkruaje vitin se kur i keni kryer mësimet. P.sh. Nxënësit që i kanë kryer mësimet sivjet duhet ta shkruajnë vitin 2025. Një nxënës që ka kryer mësimet në vitin 2023 dhe që ende nuk e ka kaluar testin e maturës, atëherë duhet ta shkruaj vitin 2023. Apo, një nxënës që ka përfunduar mësimet në vitin 2020, dhe që ende nuk e ka kaluar testin e maturës, atëherë duhet ta shkruaj vitin 2020, e kështu me rradhë.
𝐆𝐣𝐮𝐡𝐚 𝐪ë 𝐝ë𝐬𝐡𝐢𝐫𝐨𝐧𝐢 𝐭ë 𝐣𝐞𝐭ë 𝐭𝐞𝐬𝐭𝐢: në cilën gjuhë doni ta keni testin fizik (p.sh. Gjuhë Shqipe)
Pasi t’i plotësoni të giitha fushat, klikoni në “𝗔𝗣𝗟𝗜𝗞𝗢”.
Do ta pranoni një njoftim nga e-Kosova tek ikona e njoftimeve, përmes telefonit (SMS) dhe e-mailit që tregon se keni aplikuar me sukses për provimin e maturës. Ky konfirmim nuk është përfundimtar pasi që aplikimin tuaj duhet ta konfirmoj edhe shkolla ku keni vijuar mësimet (konfirmimi behet nga data 1 deri 11 qershor). Pas konfirmimit nga ana e shkollës, do të pranoni edhe një njoftim i cili tregon se është paraqitur me sukses ose jo provimi i maturës shtetërore.
Nxënësi (maturanti), mesazhin e dytë të pranuar nga eKosova, përmes telefonit (SMS) dhe e-mail-it, duhet ta shtyp/printoj dhe ta ketë me vete në ditën e testimit. Pa këtë dokument nuk mund të hyni në provim, sepse aty do t’ju ndahet një numër/kod unik të cilin do ta plotësoni në fletëpërgjigje dhe njëkohësisht përmes atij kodi do të publikohen rezultatet individuale.
Suksese!
©TVOPOJA
Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...