Kryetari Bexhet Xheladini uron Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Lajme nga OpojaAktualitet6 muaj më parë871 shikime

Me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Kryetari i Komunës, z. Bexhet Xheladini, ka përcjellë një mesazh urimi dhe mirënjohjeje për të gjithë infermieret dhe infermierët.

Në urimin e tij, i pari i komunës ka theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij profesioni dhe rolin jetik që luajnë infermierët në sistemin shëndetësor.

“Me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, në emër të Komunës dhe në emrin tim personal, ju shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për punën tuaj të palodhur dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm që tregoni çdo ditë në kujdesin ndaj qytetarëve tanë,” ka deklaruar Kryetari Xheladini.

Ai më tej ka shtuar se infermierët janë shtylla e sistemit shëndetësor dhe shembulli më i mirë i humanizmit, profesionalizmit dhe sakrificës, veçanërisht në kohë sfidash dhe vështirësish.

“Komuna jonë do të vazhdojë të mbështesë dhe të fuqizojë profesionin tuaj, duke vlerësuar kontributin tuaj të pazëvendësueshëm,” është shprehur ai.

Në fund, ai ka përfunduar urimin me një mesazh të qartë: “Gëzuar Ditën e Infermierisë!”

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...