Ditë Festive në Shkollën “Ruzhdi Berisha”: Përkujtime dhe 56 Vjet Arsim

KronikaArsim7 muaj më parë418 shikime

Sot, shkolla e mesme e lartë “Ruzhdi Berisha” festoi ditën e saj dhe 56-vjetorin e themelimit të këtij institucioni arsimor. Me këtë rast, u mbajtën homazhe pranë varrit të mësuesit dhe dëshmorit, emrin e të cilit e mban kjo shkollë, në varrezat e dëshmorëve në fshatin Buqe.

Pas homazheve, familja e Ruzhdi Berishës u prit në ambientet shkollore nga drejtori, z. Lulzim Ahmeti. Në vijim, së bashku me kryetarin e komunës, z. Bexhet Xheladini, ata vendosën lule para shtatores së Ruzhdi Berishës, e cila gjendet në oborrin e shkollës.

Manifestimi u zhvendos në shtëpinë e kulturës, ku para një audience të madhe, drejtori i shkollës dhe të pranishmit uruan për këtë ditë të veçantë. Drejtori prezantoi historikun dhe arritjet e shkollës, ndërsa me fjalë rasti uruan edhe kryetari i komunës, drejtori i arsimit dhe koordinatori i komunitetit jo-shumicë, duke shprehur mirënjohjen e thellë ndaj familjes dhe figurës së mësuesit Ruzhdi Berisha.

Festimet vijuan me një program artistik të përgatitur posaçërisht për këtë ditë, që përfshinte poezi, këngë dhe valle tradicionale.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...