Beteja e Jeshkovës – Liri a vdekje, 11 mars 1999

Lajme nga Opoja8 muaj më parë308 shikime

Më 11 mars 1999, fshati Jeshkovë u bë dëshmitar i një prej betejave më të ashpra gjatë luftës për çlirim në Kosovë. Shumë forca serbe u përballën me pak ushtarë të njësisë speciale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Beteja ishte aq e ashpër, sa që zhvillohej në distancë prej 10 deri në 15 metra. Me guxim dhe vendosmëri, luftëtarët e lirisë i thyen turpërisht trupat armike.

Në këtë betejë epike, që zhvillohej gjoks më gjoks, në altarin e lirisë ranë 21 dëshmorë, ku 12 nga ta ende rezultojnë të zhdukur.

Emrat e 21 Dëshmorëve të rënë në këtë betejë janë:

  • Alajdin Xhezairi – nga fshati Bresanë (Dragash)
  • Ymridin Qengaj – nga fshati Pllajnik (Dragash)
  • Hysen Rexhepi, KNS
  • Ymer Shala
  • Hajdar Shala
  • Nuredin Shala
  • Bashkim Suka
  • Bajram Shala
  • Feriz Susuri
  • lImi Shala
  • Skender Latifi
  • Liman Shala
  • Rexhep Buduri
  • Musli Gashi
  • Hamit Thagi
  • Tahir Gashi
  • Shehadin Gashi
  • Besnik Kastrati

Po në të njejtën ditë në fshatin Malësi e Vrrinit dhe Hoqe e Qytetit, u zhdukën pa gjurmë edhe Bali Avdaj, Shemsidin Shala (Kushnin), dhe Fehmi Shala.

Më 17 mars të vitit 1999, në një ditë të bardhë marsi, të rënët për liri u varrosën me nderime të larta ushtarake në fshatin Pagarushë. Pas përfundimit të luftës, më 15 shtator 1999, ata u rivarrosën në kompleksin e varrezave të dëshmorëve të kombit në Landovicë. Sot, këta dëshmorë pushojnë në paqe, si përkujtim i heroizmit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si frymëzim për gjeneratat e reja.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...