Qeveria Komunale mbajti Mbledhjen e VI (të rregullt) për vitin 2025

Institucione9 muaj më parë339 shikime

Nën udhëheqjen e Kryetarit Xheladini, Qeveria Komunale mbajti sot Mbledhjen VI (të rregullt) për vitin 2025, ku u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Vlerësimi financiar i Kontratës Kolektive për vitin 2025;
2. Caktimi i detyrave për përgatitjen e projekteve kapitale për vitin 2025; dhe
3. Eventuale.
Në pikën e parë të rendit të ditës, bazuar në Kërkesën e Asociacionit të Komunave dhe rëndësinë e implikimit financiar të Kontratës Kolektive në Buxhetin e Komunës, u mor vendim që të krijohen Grupi Punues i cili, deri në fund të këtij muaji, do ta bëjë vlerësimin financiar dhe të implikimeve buxhetore që mund të ketë Kontrata Kolektive për vitin fiskal 2025.
Në pikën e dytë u shqyrtua Lista e investimeve kapitale për vitin 2025, si dhe u caktuan detyrat dhe përgjegjësitë për zyrtarët që do të merren me përgatitjen projekteve kapitale.
Ndërkaq, në pikën eventuale u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me procedura të brendshme teknike dhe administrative.
Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...