Vazhdon numërimi i votave për deputetët në Dragash

Politik9 muaj më parë742 shikime

Po vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë në qendrën komunale të numërimit në Dragash. Që nga data 14 shkurt, kur filloi ky proces, numërimi është duke vazhduar në mënyrë të rregullt. Deri më tani, procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 14 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, në komunën e Dragashit janë numëruar 40 kuti nga 56 në total. Dita e nesërme, Dita e Pavarësisë, nuk do të ketë numërim, dhe numërimi do të vazhdojë të martën më 18 shkurt, kur pritet të përfundojë numërimi i të gjitha kutive në Dragash.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...