PDK falënderon votuesit e saj për mbështetjen e treguar, edhe pse priste një mbështetje më të madhe nga zgjedhjet

Politik9 muaj më parë188 shikime

Pas publikimit të rezultateve preliminare për komunën e Dragashit nga ana e KQZ, Partia Demokratike e Kosovës – Dega Dragash falënderon votuesit për mbështetjen dhe besimin e tyre, përmes një postimi në rrjetet sociale në Facebook.
Faleminderit, qytetarë të Dragashit!
Të dashur qytetarë, kandidatë dhe struktura të Partisë Demokratike të Kosovës,
Me mirënjohje dhe respekt të thellë, ju falënderojmë për mbështetjen dhe besimin që na dhatë në këto zgjedhje. Vota juaj është forca jonë, motivimi ynë dhe dëshmia më e madhe se PDK mbetet një alternativë e fuqishme dhe e besueshme për Dragashin dhe Kosovën.
E vlerësojmë lart sjelljen e qytetarëve tanë, të cilët, si gjatë fushatës elektorale ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve, treguan pjekuri demokratike dhe respekt të ndërsjellë. Kjo është dëshmi e një kulture të lartë politike dhe e një angazhimi qytetar për të ardhmen e vendit tonë.
Edhe pse kemi pritur një përkrahje më të madhe, ne nuk e shohim këtë si pengesë, por si një sfidë dhe një mundësi për të reflektuar, për të forcuar radhët dhe për të ardhur edhe më të bashkuar në betejat e ardhshme. Ky rezultat na jep një përgjegjësi edhe më të madhe për të dëshmuar se PDK është dhe do të mbetet zëri i qytetarëve dhe mbrojtësi i interesave të tyre.
Një falënderim i veçantë shkon për kandidatët tanë të jashtëzakonshëm, të cilët, me përkushtim dhe dinjitet, përfaqësuan vlerat tona. Po ashtu, një mirënjohje e veçantë për strukturat tona të palodhura dhe për të gjithë ata që, me energji dhe besim, punuan për këtë rezultat. Bashkë kemi bërë shumë dhe bashkë do të bëjmë edhe më shumë!
Ne e respektojmë votën e sovranit dhe jemi të vendosur që këtë besim ta kthejmë në veprime konkrete për të mirën e Dragashit dhe të gjithë qytetarëve të tij. PDK do të jetë gjithmonë në ballë të ndryshimit, duke punuar me përkushtim dhe vizion për një të ardhme më të mirë.
Bashkë kemi bërë shumë dhe bashkë do të bëjmë edhe më shumë!
E ardhmja na pret me mundësi të reja dhe PDK do të jetë gjithmonë në ballë të ndryshimit. Me përkushtim, punë dhe vizion, ne do të vazhdojmë angazhimet tona në të mirë të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim.
Faleminderit për besimin!
Partia Demokratike e Kosovës – Dega Dragash
©TVOPOJA
Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...