Në komunën e Dragashit po organizohët edicioni i gjashtë me radhë i Festivalit Folklorik Burimor “Opoja Vallëzon”, festivalit tradicional i cili për vitin e dytë me radhë organizohet nën epitetin e festivalit ballkanik, festival ky me karakter garuës në të cilin do marrin pjes dhjetra ansamble e shoqeri të ndryshme nga shtete të ndryshme ballkanike e më gjërë.
Festivali Ballkanik i Folklorit të Vallëve “Opoja Vallëzon”, organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës z. Bexhet Xheladini, nga SHKA “Bresana” në bashkëpunim me Drejtorinë për Kultur, Rini e Sport, mbeshtetur edhe nga Ministria e Kulturës, ky festival organizohet me qëllim të bashkimit dhe prezentimit të vlerave mbarëkombëtare në ditët e diasporës, organizim tre ditor me atmosferë të mrekullueshëme që tubon jo vetëm mërgatën por edhe vizitor nga e gjithë Kosova, Ballkani e më gjerë!
Festivali do të mbahet në ambient të hapur në oborrin e shkollës “28 Nëntori” në Bresanë, me datë 24, 25 dhe 26 korrik, e çdo mbremje do të prezentojn grupe dhe shoqëri të ndryshme duke filluar nga ora 19:00.
Ky organizim do të pasurohët edhe me shumë nga prezenca e këngtareve nga estrada jonë, ndersa festivali do të ket karakter garuës e do të zgjidhen përformancat më të mira si në aspektin grupor poashtu edhe individual, çdo pikë do të përcillet dhe vlersohët nga një juri profesinale e përbër nga emrat të dalluar të folklorit.
Pjesmarrëse në këtë edicion do jenë: Shqipëria, Kosova, Polonia, Turqia, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Qipro dhe eventualisht Kolumbia ose Ukraina.
©TVOPOJA