Në një ceremoni që u zhvillua sot në sallën e kuvendit komunal, me mirënjohje u dekoruan pensionistët që i shërbejnë komunës së Dragashit pikërisht në administratën e komunës, në arsim dhe në shëndetësi.

Kryetari i komunës shprehu një vlerësim të madh për të pranishmit për kontributin e tyre, veçanërisht në kohët më të vështira, të cilët kontribuan në edukimin, arsimimin dhe shëndetin e qytetarëve.

Pas dekorimit të pensionistëve, nga Komuna e Dragashit dhe OVL e UÇK-së u dekoruan edhe veteranët e UÇK-së, ndërsa në një fjalim të veçantë kontributi i tyre është vlerësuar lartë nga kryetari i komunës.

©TVOPOJA