MAPL e vlerëson si të jashtëligjshëm vendimin për shkarkimin e kryesuesit të kuvendit komunal, Uran Halimit, sipas MAPL në bazë të ligjit Nr. 03/L-040 kur mungon kryesuesi i kuvendit atëher seanca duhet të udhëhiqet nga anëtari më i vjetër i kuvendit e jo nga zëvendës kryesuesi i komunës për komunitete.

Pas kësaj shkrese kanë reaguar parit opozitare VV dhe PDK, më posht po ua bashkangjesim reagimin e secilës:

LVV – Qendra në Sharr
Vendimi për shkarkimin e kryesuesit të kuvendit komunal, Uran Halimit, marrur në seancën e mbajtur me datë 24 nëntor, ashtu sikurse patëm argumentuar atë ditë, është vlerësuar si i jashtëligjshëm nga MAPL, filluar nga mënyra e drejtimit të seancës.
Siç edhe thuhet në vendim:
“Duke marre parasysh rrethanat e larte pèrmendura me larte, vendimet e miratuara nga Kuvendi i Komunes se Dragashit ne mbledhjen e jashtëzakonshme te mbajtur me date 24.11.2023 nuk prodhojne efekte juridike”.
Tentativa e kryetarit për diktat, me gjithë përpjekjet e pazaret e ngushta, nuk ka bazë ligjore.
Prandaj vazhdojmë fuqishëm demantin e këtij pushteti.

PDK – Dega Dragash
Të nderuar qytetar të Dragashit,
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal lidhur me shqyrtimin e mbajtjes së mbledhjes së dytë të jashtzakonshme nga Kuvendi i Komunës së Dragashit ia ka përcjellur kryetarit të komunës njoftimin për mbarvajtjen e seancës ku ka konstatuar shkeljet që e kanë përcjellur këtë seancë nga thirrja e deri tek përfundimi i saj siq i kemi theksuar qysh në ditën e mbajtjes së seancës dhe një herish i ka anulur të gjitha vendimet nga kjo seancë totalisht e jashtligjshme.
Nga uria e madhe për te kapur pushtetin të plotë Kryetari i komunës me ekipën e praktikantëve, bëhet shkelës serik i ligjeve në fuqi ( siq jeni ne dijeni nga reagimet tona).
Kryetar, siq e din te gjithë ju keni ardhur në këtë pozitë me vota të kontrabandume e po vazhdon njëjt edhe qeverisjen me vendime te kontrabandume. Ne të themi mjaft ma me shkelje e kontrabandime sepse ne do t‘i përdorim te gjitha rrugët ligjore për me ju ndalu.
PDK ja në Dragash do të vazhdon rolin e saj aktiv si opozitë konstrukutive në të mirë të qytetarve, dhe gjithmonë do të jetë kundër shkelësve të ligjeve dhe akteve nënligjore.

©TVOPOJA