Kryetari i komunës sot ka qëndruar në Prishtinë, ku ka qenë pjesë e takimit me kryeministrin dhe pas tij ka pasur një takim me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi.
Në atë takim, sipas kryetarit, është biseduar për përfundimin e ndërtimit të stadiumit në qytetin e Dragashit, si dhe për vendosjen e tapetit artificial në stadiumin e fshatit Blaç.
Vlen të theksohet se stadiumi i qytetit është thuajse i përfunduar dhe së shpejti pritet të jetë gati që KFOPOJA të luajë aty ndeshjet e saj, pasi këtë sezon ndeshjet në shtëpi po luhen në stadiumin Arbanasit.
Ndërsa në bazë të këtij njoftimi kuptojmë se edhe stadiumi në fshatin Blaq, i cili fillimisht ishte menduar të funksionalizohej si fushë dytësore deri në ndërtimin e stadiumit të qytetit, do të pajiset me qilim artificial në vend të barit natyror.
Më poshtë njoftimi i plotë i kryetarit në rrjetin Facebook: