Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka ndërprerë punimet e Kuvendit, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se nuk ka kuorum dhe prandaj mbyllet seanca.
Minuta më parë ai u tha deputetëve që do ta ndërpres seancën pasi nuk po votojnë për projektligjet.
Opozita kërkoi që të votohet Trusti, ndërsa ai tha se s’ka Trust, derisa nuk po i votojnë as projektligjet tjera./Gazeta Blic/