Klubi i Futbolli Opoja u shpall fituës i grupit A të ligës së tretë të Kosovës me një sezon perfekt në çdo drejtim, nga të gjith lojët Opojën e ndalën nga 3 pikëshi vetëm dy herë, një barazim dhe një humbje në tavolin pas fitorës në fushë!
Ndeshjet e fundit të ligës ishin me shumë vlerë dhe emocione pasi që lufta për vendin e parë ishte shumë e madhe mes skuadrave të Opojës dhe Piranës, kështu katër ndeshjet e fundit dhuruan spektakël, e për futbollistët e Opojës ishin finale në vete.
Pas rëndësis dhe vlerës që kishin këto ndeshje, nxitën edhe vëmëndjën e shikuëseve nga e gjithë treva e Opojës të cilët shprehën interesim të madhë për të përkrahur djelmoshat nga Opoja, e sidomos organizimi për ndeshjën e fundit ishte tejet i madhë me një numër të madh shikuësish.
Pas interesimit të madhë të qytetarëve për të ndjekur nga afër ndeshjet e KF OPOJA, e sidomos pas ndeshjes së fundit, dhe duke e ditur vlerën e ndeshjeve qe do vinë, e që janë të vlefshme për tu kualifikuar në ligën e dytë të Kosovës, u themelua edhe Tifogrupi “UJQIT e SHARRIT” të cilët tashmë në mënyra të organizuara do jenë edhe lojtari i 12-të i KF OPOJËS në fushën e blertë.
Ky tifogrup vetën se ka filluar me organizimet për ndeshjën e radhës që do të luhët në Brestovikë të Pejës, ndeshje kjo e cila vlen për kualifikim në ligën e dytë ku KF OPOJA do të luaj kundër KF Australisë nga Mitrovica.
Më poshtë po ua bashkangjesim edhe njoftimin e tifogrupit: