Kryesuesi i asamblesë komunale në Dragash, Uran Halimi ka caktuar datën 8 shkurt 2022 për të mbajtur mbledhjen e radhës së asamblesë komunale në Dragash.
Për këtë seancë të datës 8 shkurt janë paraparë që të ketë gjithsej tetë pika të rendit të ditës.
Pikë e parë e kësaj seance do të jetë betimi i dy asambleistëve të rinj të LDK-së.
Pas emërimit të Qamil Kollonit dhe Resul Fetahut në pozita drejtuese keta dy të fundit dhanë dorëheqjen nga posti i asambleistit të kuvendit komunal në Dragash.
Pas dorëheqjes së tyre ata do të zëvendësohen nga Mehmet Spahiu dhe Naser Myrtezani njofton televizioni Opoja.
Pika e rendit të ditës është miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara si dhe miratimi i themelimit të Këshillit Komunal për siguri në Bashkësi( KKSB)
Shqyrtimi i propozim – vendimit për emërimin e Komisionit për vlerësimin e dhënies në shfrytëzim të Pronës së Paluajtshme të Komunës ( Byfesë në objektin e Komunës).
Shqyrtimi i propozim – vendimit për emërimin e Komisionit të Ankesave për dhënien në shfrytëzim të Pronës së Paluajtshme Komunale.
Shqyrtimi i propozim- vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të patundshmërisë Komunale ( Byfesë në Objektin e Komunës ).
Do të bëhet caktimi i 3 delegatëve të Kuvendit të Komunës së Dragashit si përfaqësues në Kuvendin e Asosacionit të Komunave të Kosovës
Zgjedhja e Nënkryetarit të Komunës nga radhët e Komuniteteve.
Si dhe për fund do të jetë ndonjë pikë eventuale e paraqitur nga delegatët e asamblesë komunale në Dragash.
Ky është vendimi për caktimin e seancës së asamblesë komunale në Dragash