Pas një deklarate të Kryesusit Uran Halimi të bërë pak orë me parë në një intervistë në Radio Sharri e ku i cili thotë se keto veprime të tyre janë për të ju treguar se Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Sharr nuk i ka asnjë borxh JGP-së!

Për ketë deklaratë ka reaguar Hatim Baxhaku në një koment në artikullin e publikuar në Facebook tek faqja e televizionit Opoja.

Hatim Baxhaku i kerkon Uran Halimit që të jep dorëheqje nga posti i Kryesusit të kuvendit komunal pasi që ketë e ka fituar nga koalicioni LDK – Lvv, përcjell televizioni Opoja.

Ketë përgjigje i dergon Hatim Baxhaku në adresë të Uran Halimit.

Ti zotni Uran nuk je zgjedh kryetar i Kuvendit duke kandidua si kandidat i VV- se pa marreveshje por si kandidat i Koalicionit prandaj duhet te japish dorheqje.
Po te kishe konkurua si kunderkandidat i kandidatiti te LDK dhe te kishe fitua kete pozit eshte krejte ne rregull, por ti ke fituar si kandidat i koalicionit.
Ky eshte mashtrim si te duash ti mundesh me u arsyetua.Eshte mire qe nese vazhdon keshtu te shkohet ne zgjedhje per Asamble.