Në një njoftim për media derguar nga komuna e Dragashit thuhet se sot me datë 24 dhjetor 2021 do të bëhet pranim dorëzimi i detyrës së kryetarit të komunës së Dragashit.

Ky është njoftimi i derguar për media!

Sot duke filluar nga ora 14:00 në zyrën e Kryetarit të komunës së Dragashit do të bëhet pranim dorëzimi i detyrës nga ish kryetari Shaban Shabani tek kryetari i ri Bexhet Xheladini.

Ndërsa me datë 28 Dhjetor 2021 do të bëhet betimi i kryetarit të ri të komunës së Dragashit Bexhet Xheladin në asamblen komunale.

Keto ngjarje të rëndësishme do të përcjellë televizioni Opoja ku do të transmetohen drejtpërdrejtë.