Kryetari i Komunës së Dragashit Shaban Shabani me rastin e Ditës së Boshnjakëve uron :
“Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të administratës komunale t’u përcjell urime të sinqerta me rastin e festës dhe t’u uroj festë të këndshme. T’u uroj shumë shëndet, sukses, mirëqenie dhe prosperitet!
Mbetemi të përkushtuar në afirmimin e kulturës, veçantitë dhe traditat e secilës bashkësi në vendin tonë dhe në këtë kuptim edhe në kujdesin për integrimin e mëtejshëm të boshnjakëve në shoqërinë e vendit”.