Struktura e re udhëheqëse e degës së LDK-së në Dragash e filloi ditën e parë të punës me vizitë në Bashkësinë Islame në Dragash.
Kryetari i sapozgjedhur i Degës së LDK-së në Dragash, Qamil Kolloni, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Dragashit, Dr. Bexhet Xheladini, sot qëndruan për një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Dragash.
Dritan Qengaj kryetari i KBI-së në Dragash i falënderoj mysafirët për vizitën e tyre dhe njeherit urojë sukses degës së LDK-së në zgjedhjet lokale.
Zgjedhjet lokale në komunat e Kosovës priten të mbahen me 17 tetor 2021.