Nxënësit e shkollës “Samidin Emini” të dytët në garat regjionale për matematik

Lajme nga OpojaArsim3 vite më parë21 shikime

Në një njoftim të publikuar dje nga SHFMU Samidin Emini në Kuk të Dragashit bëhet e ditur se dy nxënës të kësaj shkolle kanë arritur vendin e dytë në garën e matematikës, në nivel regjional.

Kjo garë është mbajtur në shkollën Mehmet Akifi në Prizren dhe ishte e nivelit rajonal njofton televizioni Opoja.

Dy nxënësit, Samira Ahmeti dhe Ylli Sylejmani nga fshati Kuk komuna e Dragashit nëpërmjet kësaj gare kishin arritur të merrnin vendin e dytë në nivel rajonal.

Ky është njoftimi i plotë nga Shfmu Samidin Emini

Ne si shkollë duhet të krenohemi me nxënës të cilët e pasurojnë shkollën më shpërblime.
Urime për dy nxënësit Samire Ahmeti dhe Ylli Sylejmani të cilët sot në garën e Matematikës në nivelin regjional të mbajtur në shkollën Mehmet Akif në Prizren arritën të marrin vendet e dyta. Si shkollë e burimit të dijes ketyre nxënësve ju urojmë edhe suksese tjera në të ardhmën!

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...