Me datë 21 Maj 2021, përfaqësuesit e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhuruan 203 pako ndihme për Komunën e Dragashit, të cilat do t’u shpërndahen familjeve në nevojë njofton televizioni Opoja.

Ndihma iu dorëzua kryetarit të Komunës së Dragashit, Shabani Shabani. Drejtori i administratës, Eroll Bajrami, si dhe shefi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Uzair Hamza, të cilët ishin me kryetarin e komunës gjatë dorëzimit të ndihmave.
Pakot e dhuruara përmbajnë artikuj ushqimorë dhe material higjienik.

Përfaqësuesi i UNMIK-ut Lino Sciarra, Shefi i Zyrës së UNIMIK-ut për Prizren dhe Pejë, bëri një vizitë pune në Komunën e Dragashit me bashkëpunëtorët e tij.
Ai theksoi se UNMIK, me donacionet e tij modeste, ndihmoi familjet më në nevojë vitin e kaluar dhe se ai pret stabilizim në periudhën e ardhshme në lidhje me situatën epidemiologjike me virusin, por që do të vazhdojë të jetë e nevojshme për të ndihmuar njerëzit që kanë humbur punën për shkak të pandemisë Covid-19.
Në emër të Komunës së Dragashit, Kryetari i Komunës Shaban Shabani falënderoi përfaqësuesit e UNMIK-ut dhe theksoi se çdo ndihmë ishte e mirëseardhur, veçanërisht gjatë pandemisë.
Në bashkëpunim me përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale, Zyrës për Komunitete dhe Kryqit të Kuq, ne do të dërgojmë ndihmë në adresat e duhura në periudhën e ardhshme.