Pas një hulumtimi dy vjeçar nga ambasada Franceze në bashkëpunim me ministrin e bujqesis dhe agjensionin e veterinës është bërë edhe përzgjedhja e djathit më të mirë të sharrit.

Në këtë hulumtim ishin rreth 20 mostra të djathit të sharrit nga fermer të ndryshëm brenda komunës sonë e më gjerë, objektivi ishte të nxirret kualiteti i djathit sharrit 100% bio.

Në bazë të kritereve dhe analizave në mesin e të gjithë fermerëve Kosovar me të gjitha kriteret e kërkuara nga hulumtimi i tyre djathi i fermës “bioferma Guri i Zi” del me rezultate si me i pastërti dhe me kualitativ.

©TVOPOJA