Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Mevludin Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që të reagojnë sa më shpejt për rastin e “Familjarët dhe kontaktet e dy të infektuarve me Covid 19 nga Komuna e Dragashit më 23 prill 2020”, pasi sipas tij, kanë kaluar pesë ditë dhe ende nuk janë testuar.
Postimi i tij
Thirrje për Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHP!
#Reagoni sot, nesër mund të jetë vonë!
Familjarët dhe kontaktet e dy të infektuarve me Covid 19 nga Komuna e Dragashit më 23 Prill 2020, kanë kaluar 5 ditë dhe ENDE NUK JANË TESTUAR!!!
P.S. publikisht kanë reaguar familjarët e tyre!