Në Dragash arrestohen dy persona për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë

AktualitetLajme nga Opoja5 vite më parë192 shikime

Dragash – Të enjten janë arrestuar dy persona në Komunën e Dragashit, të dyshuar për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore në kohë të pandemisë.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Osmanollaj ka thënë se të arrestuarit, me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

“Këtë javë në Dragash kemi vetëm dy të arrestuar për mosrespektim të dispozitave shëndetësore. Të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt nga ana e prokurorit”, ka thënë Osmanollaj. /BetimipërDrejtësi

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...